Reportazh nga Ujmani, tension i madh dhe plumba pas vizitës së Thaçit

Aktuale

Reportazh nga Ujmani, tension i madh dhe plumba pas vizitës së Thaçit

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 11:43
Vizita e Thaçit ka shkaktuar reagime të shumta në Serbi

Ujmani ka qenë një prej temave më të përfolura në periudhën e fundit pas vizitës së Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, nën përcjellje të forcave speciale të policisë së Kosovës.

Por, vizita e tij ka shkaktuar reagime të shumta në Serbi.

Portali serb “Blic” i ka bërë një vizitë Ujmanit duke sjellë një reportazh për situatën në vend, pas vizitës së Thaçit.

Por, ka edhe të atillë që vizitën e tij e morën me humor.

“Ai u ndal për të pirë kafe dhe disa nga të afërmit po bënin shaka me mua duke thënë se Thaçi erdhi për të më uruar sepse një javë më parë e kisha martuar vajzën”, deklaroi një banor i zonës, Goran Drazeviiq.

Por, mbrëmja mas vizitës së Thaçit solli tensione.

Image

“Dikush kishte menduar se unë jam takuar me të, ndonëse e kisha refuzuar. Gjatë natës në ora 3 e 10 të mëngjesit kishte të shtëna në drejtim të shtëpisë time. Nëse dikush do të ishte në korridor, do të qëllohej nga plumbat”, u shpreh ai.

Kurse, Nemanja Milovanoviq, rojtar në Qendrën për ekologji ku edhe është selia e Kryqit të Kuq, ka rrëfyer momentin e mbërritjes së Thaçit dhe forcave të ROSU-së.

“Tek porta erdhëm me shumë gaz dhe me automjetin për arrestime. Të gjithë ishin të armatosur më pyetën se çfarë kishte brenda dhe kërkuan të hyjnë brenda. Unë e kam mbyllur portën dhe u kam thënë se më duhet ta lajmëroj shefin tim, por ata më thanë se mund të hyjnë sa herë që dëshirojnë, dhe më kërkuan të largohem prej aty”, deklaroi ai.

Image

“I kam pyetur se për çfarë vizite bëhet fjalë, më dukej sikur ishin në aksion për ndonjë arrestim, por ata më kanë thënë t’i shikoj punët e mija, e ata do ta shikojnë punën e tyre. Na kanë mbajtur rreth dy orë. Ishte një provokim dhe më dukej sikur një aksion i kërkimit”, theksoi ai.

Edhe pse ka kaluar më tepër se një javë nga ngjarja në fjalë, rreziku rreth sigurisë vazhdon të jetë i lartë sa që prestarët e KFOR-it janë duke patrulluar vazhdimisht rreth Hidrocentralit të Ujmanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat