Qeveria ua falë edhe 35 milionë euro turqve - Bota Sot
Qeveria ua falë edhe 35 milionë euro turqve

Aktuale

E hënë, 22 tetor 2018

Qeveria ua falë edhe 35 milionë euro turqve

Më: 13 tetor 2018 Në ora: 20:54
Aeroporti “Adem Jashari”

Qeveria e Kosovës vazhdon të ndaj miliona euro me turqit. Kësaj here, Ministria e Infrastrukturës i ka dhënë të drejtën një kompanie turke, që të bëjë punime në zgjerimin e pistës së Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Sipas MI’së, ky projekt do të përkrahet me 34 milionë euro, por ndryshe e thonë ekspertet financiar.

Punimet për zgjerimin e pistës së Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” tashmë kanë filluar.

Por paratë për zgjerimin e kësaj pjese nuk i ndan konzorciumi turk-francez, që menaxhon me aeroportin.

Ato i jep Qeveria e Kosovës.

Një kontratë që Ministria e Infrastrukturës  e ka trashëguar nga Qeveria “Mustafa”  thotë se qeveria do përkrahë me rreth 34 milionë euro ANP-në.

Por eksperti financiar, Hekuran Murati përmes një raporti ka nxjerrë se ky investim do i kushtojë qeverisë 85 milionë euro.

Kjo për shkak se pagesa do bëhet përmes kompensimit të tatimit për pesë vite.

Më tej Murati thoë se Qeveria në këtë rast i ka shkelur dy ligje, atë të prokurimit publik dhe të financimit. Sipas raportit ajo çfarë po bën qeveria nuk është investim por subvencionim.

E krejt këto i mohon ministria e Infrastrukturës. Në ketë dikaster thonë se LIMAKUT do i japin 34 milionë euro.

Ai thotë se mënyra se si do kompensohet LIMAK ende nuk është qartësuar.

Sipas tij, kjo është në dorë të ministrisë së financave.

Kurse në këtë ministri përmes një përgjigje në email thonë se kjo ministri i ka zhvilluar të gjitha procedurat dhe e ka nënshkruar edhe kontratën.

Aeroporti “Adem Jashari” ka kaluar nën menaxhimin e kompanisë LIMAK tash e pesë vite. LIMAK do menaxhojë këtë aeroport, sipas marrëveshjes,  edhe për 15 vite të tjera.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test