Flasin nga Policia e Kosovës, japin detaje të reja rreth personit që ishte njëri nga dhunuesit e Vasfije Krasniqit!

Aktuale

Flasin nga Policia e Kosovës, japin detaje të reja rreth personit që ishte njëri nga dhunuesit e Vasfije Krasniqit!

Nga: D.RR Më: 17 tetor 2018 Në ora: 17:33
Jovica Dejanoviq

E mbijetuara e dhunës seksuale në Kosovë gjatë luftës së fundit, Vasfije Krasniqi, theu mbrëmë tabunë e rrëfimit të këtij tmerri, duke i treguar vuajtjet nga kriminelët serbë gjatë luftës në Kosovë.

Sot u raportua se dhunimi i saj është bërë nga ish polici i Serbisë dhe i Kosovës pas lufte, Jovica Dejanoviç dhe personi tjetër Gjorgje Bojkovic. Të pakët kështu kishte raportuar Fondi për të Drejtat Humanitare.

Policia e Kosovës në një përgjigje për “Bota sot” lidhur me këtë rast, ka mohuar se Jovica Dejanoviç është ende pjesëtar i Policisë së Kosovës, duke treguar se ai ishte i punësuar prej datës 12.02.2001 deri më 15.06.2017, kur edhe iu është shqiptuar masa disiplinore Ndërprerje e marrëdhënies se punës

“Policia e Kosovës konfirmon se personi i apostrofuar;  J. D. ka qenë i punësuar në PK nga data 12.02.2001 deri më 15.06.2017, kur edhe iu është shqiptuar masa disiplinore Ndërprerje e marrëdhënies se punës”, ka qenë përgjigja e Policisë së Kosovës për “Bota sot”.

Ndërsa për të dyshuarin tjetër për dhunim të Vasfije Krasniqit, Gjorgje Bojkoviç, ata kanë thënë se ai nuk ka të bëjë me Policinë e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat