Rrëfimi publik për herë të parë i Vasfije Krasniqit. e cila ishte viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë ka nxitur debat në vendin tonë.
Drejtorit i Institutit Demokratikë të Kosovës, Ismet Kryeziu përmes një shkrimi në “Facebook”, ka reaguar duke thënë se Vasfija nuk ka qenë viktimë vetëm e regjimit të Mllosheviqit por viktimë edhe e Republikës së Kosovës.
“Vasfije, UNË ndjehem i turpëruar, përballë guximit dhe fuqisë tënde”, ka shkruar ai.
Shkrimi i plotë i Kryeziut:
Më fal Vasfije!
Vasfije, ti nuk ke qenë viktimë vetëm e regjimit të Mllosheviqit. Ti je viktimë edhe e Republikës së Kosovës.
Fuqia dhe zëri i juaj janë më të fuqishme se ai i 2 milionëve të pa zë. Rrëfimi juaj arriti të shpërfaq mashtrimin dhe abuzimin e vlerave që jemi p-ërpjekë të ndërtojmë qe afro 20 vjet. Dje, sot e nesër, gjithë ata që kanë udhëhequr për këto vite, përfshi edhe neve si qytetarë, nëse nuk jemi skuqur ende, duhet të turpërohemi. Jo, pse ti u detyrove t`i nënshtroheshe keqtrajtimit seksual nga regjimi i Millosheviqit, por ti edhe pas 19 vitesh vazhdon të jesh viktimë e Republikës së Kosovës. Duhet të ndjehemi të turpëruar se ne dështuam të krijojmë shtet ligjor, dështuam ta sigruojmë drejtësinë si vlerë e dinjitetshme për të gjithe qytetarët.
Ne abuzuam, deformuam secilën vlerë duke menduar se vendosjen e drejtësisë mund ta zëvendësojmë me trosha materiale.
Vasfije, UNË ndjehem i turpëruar, përballë guximit dhe fuqisë tënde.
Më fal Vasfije!