Majko: Kufiri Shqipëri-Kosovë s’do të korrigjohet, por do të hapet - Bota Sot
Majko: Kufiri Shqipëri-Kosovë s’do të korrigjohet, por do të hapet

Aktuale

Majko: Kufiri Shqipëri-Kosovë s’do të korrigjohet, por do të hapet

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 13:04
Ministri i Diasporës i Shqipërisë, Pandeli Majko

Ministri i Diasporës i Shqipërisë, Pandeli Majko ka thënë se kufiri midis Shqipërisë dhe Kosovës nuk do të korrigjohet, por do të hapet- për njerëzit dhe bizneset.

Në hapje të aktivitetit “Java me bizneset e diasporës”, Majko ka vlerësuar se shqiptarët janë në ditët më të mira si komb, sepse është kaluar nga mbijetesa në normalitet.

“Sinqerisht duke bërë pak humor, nuk e kisha ndërmend të vija në këtë takim, nëqoftëse delegacioni që u drejtua nga zoti Limaj para disa ditësh në Tiranë, ndau përfundimisht që kufiri midis Shqipërisë dhe Kosovës nuk do të korrigjohet, por do të hapet për lëvizjen e lirë të mallrave dhe të njerëzve”, u shpreh Majko.

Ai i ka inkurajuar bizneset nga diaspora që të investojnë kapitalin në Kosovë dhe në gjithë trojet shqiptare.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...