Bajrami: Kosova po mbushet me vetura të vjetra, ndryshimet ligjore po bëhen për interesa biznesore - Bota Sot
Bajrami: Kosova po mbushet me vetura të vjetra, ndryshimet ligjore po bëhen për interesa biznesore

Aktuale

E shtunë, 17 nëntor 2018

Bajrami: Kosova po mbushet me vetura të vjetra, ndryshimet ligjore po bëhen për interesa biznesore

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 23:45
Hykmete Bajrami

Ish-Ministrja në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami ka folur për çështjen e ndryshimit të kohës së vjetërisë së importit të veturave të vjetra.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënë se ndryshimi i vjetërisë së veturave nga 10 vjet në 15 po bëhet për qëllime të disa personave.

Ajo ka thënë se LDK është kundër këtij ndryshimi, pasi sipas saj me këtë ndryshim do të ndotët edhe më shumë ambienti në Kosovë.

“ Nuk ka asnjë vend në botë se sa Kosova që ka deponi të veturave. Në vendin tonë qarkullojnë vetura tepër të vjetra. Nuk ka logjikë që të rritet viti dhe numri i këtyre të veturave të shtohet”, ka thënë ajo.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test