Thaçi takoi ministrin turk: Turqia, mbështetëse besnike e Kosovës në rrugën e saj ndërkombëtare - Bota Sot
Thaçi takoi ministrin turk: Turqia, mbështetëse besnike e Kosovës në rrugën e saj ndërkombëtare

Aktuale

E martë, 13 nëntor 2018

Thaçi takoi ministrin turk: Turqia, mbështetëse besnike e Kosovës në rrugën e saj ndërkombëtare

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 20:46
Hashim Thaçi ka pritur sot në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu, me të cilin ka bashkëbiseduar për bashkëpunimin e gjithmbarshëm ndërmjet dy shteteve.

Presidenti Thaçi, ka falënderuar ministrin turk, për mbështetjen që i ka dhënë popullit dhe shtetit të Kosovës në të gjitha periudhat.   

Në këtë takim është biseduar edhe për mundësinë e rritjes së shkëmbimit tregtar ndërmjet dy vendeve, si një mundësi për dinamizmin e rritjes ekonomike.  

Presidenti Thaçi ka theksuar se Kosova dhe Turqia kanë marrëdhënie miqësore dhe bashkëpunim strategjik dhe falënderoi për përkrahjen që Turqia i jep konsolidimit të shtetit të Kosovës në botë.  

“Sot Turqia është një mbështetëse besnike e forcimit të subjektivitet ndërkombëtar të Kosovës, si në shtimin e njohjeve ashtu edhe në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare”, ka thënë ai.   

Sipas presidentit Thaçi, Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e përhershme që merr nga Turqia në të gjitha fushat.   

Duke folur për zhvillimet në rajon, Presidenti Thaçi ka thënë se Kosova po kërkon të arrijë marrëveshje paqësore me Serbinë, që do të hap perspektivë evropiane për të dy vendet.  

“Marrëveshja është në interes të të dyja vendeve”, ka shtuar ai. 

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut  Çavusoglu ka thënë se Turqia mbështet përpjekjet për paqe të qëndrueshme në rajon e në këtë kuadër edhe angazhimin për të arritur një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. “Do të vazhdojmë të përkrahim në çdo aspekt, shtetin dhe popullin e Kosovës”, u shpreh Ministri Çavusoglu.

Në takim u bisedua edhe për zgjerimin e bashkëpunimit bilateral në sektorët e ekonomisë dhe atë të mbrojtjes e sigurisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test