Hoti: Më 1 nëntor seancë e jashtëzakonshme për “vijën e kuqe në dialog”

Aktuale

Hoti: Më 1 nëntor seancë e jashtëzakonshme për “vijën e kuqe në dialog”

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 19:37
Avdullah Hoti

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka njoftuar se më 1 nëntor do të mbahet seancë e jashtëzakonshme për të vendosur “vijën e kuqe në dialog”.

Hoti ka njoftuar se dje kanë dorëzuar kërkesën për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme, ndërsa seanca do të mbahet më 1 nëntor.

”Askush nuk ka mandat të negociojë për territorin e Kosovës. Kjo është vija kryesore e kuqe në proces të dialogut. Unë shpresoj dhe u bëj thirrje të gjitha partive politike, të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës, që të jenë në seancë me datë 1 nëntor dhe ta votojnë këtë rezolutë”, ka theksuar Hoti.

Opozita kishte kërkuar mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme në fillim të muajit shtator, por kryesia e Kuvendit kishte vendosur që paraprakisht të fillohet me seancën për të miratuar grupin negociator të emëruar nga Qeveria. Opozita si shenjë proteste ka braktisur seancat e Kuvendit, duke pamundësuar punën e rregullt Kuvendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat