Qesharake: Veseli citon këshilltarin e Beqajt për të bindur deputetët lidhur me dialogun

Aktuale

Qesharake: Veseli citon këshilltarin e Beqajt për të bindur deputetët lidhur me dialogun

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 12:47
Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit dhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës ka bërë sot një tentative qesharake për të bindur deputetët që të votojnë për rezolutën në bisedimet e me Serbinë.

Ai teksa ka mbajtur një fjalim në foltoren e Kuvendit, ka përmendur Uranik Begun, lkëshilltarin e ministrit që ka aktakuzë për keqpërdorim të detyrës zyrtare nga “dosja Pronto”, Besim Beqaj.

Veseli ka treguar sesi ka takuar në mëngjes Uranik Begun dhe ai i është lutur që Kuvendi të vazhdojë tutje, dhe këtë lutje, Veseli e ka përmendur si fakt tepër të rëndësishëm që Kuvendi të ecë përpara.

“Sot në mëngjes një inovator i cili ka bërë një punë të jashtëzakonshme në startup-a, në askeptin e inovacioneve, Uraniku, më tha; a mundesi ta kryeni këtë punë sot hapni perspektivë pjesës tjetër, rinisë, se ata po mendojnë që e kemi seriozisht shqetësimin se Kosova po shitet”, ka thënë Veseli duke ngjallur të qeshura në Kuvend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat