Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili po merre pjesë në Konferencën e Sigurisë në Minsk, ka thënë se kritikat negative për Gjermaninë nuk mund të më atribuohen mua.
Po ashtu, Thaçi ka shkruar në Facebook se e ka publikuar fjalimin e tij në ëeb faqen e presidencës, por ta hapësh linkun nuk gjendet fjalimi i tij.
Postimi i plotë:
Për sqarim të opinionit publik, më poshtë gjeni të plotë fjalimin tim në Konferencën e Sigurisë në Minsk. Gjermania është aleat strategjik i Republikës së Kosovës. Besoj, sot, sikurse kam besuar gjithmonë, se nuk ka dhe nuk mund të ketë zgjidhje të qëndrueshme në Ballkan pa mbështetjen edhe të Gjermanisë. Berlini është porta e Kosovës dhe e rajonit për integrim në BE. Kritikat negative për Gjermaninë nuk mund të më atribuohen mua. HTH