“Albini, Baton Haxhiu, Berat Buzhala e Batonat e tjerë!”

Aktuale

“Albini, Baton Haxhiu, Berat Buzhala e Batonat e tjerë!”

Nga: P.R Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 07:25
Berat Buzhala dhe Baton Haxhiu

Aktivisti i LDK-së, publicisti që jeton dhe vepron në Zvicër, Xhevat Rexhaj, përmes një postimi në facebook, ka shkruar se Baton Haxhiu e Berat Buzhala ishin dy ishin ndër gazetarët më të fëlliqur, më të gërditshëm duke e sha e fye Presidentin Rugova.

Ai ka kritikuar disa kuadrat ë LDK-së të cilët kritikojnë Albin Kurtin ndërkohë shkojnë nëpër studiot e Baton Haxhiut e Berat Buzhalës.

“Albini, Baton Haxhiu, Berat Buzhala e Batonat e tjerë! Nji gja që më pengon te shumë kuadro të LDK-së. E dijmë të gjithë që tanë kuadrot e LDK-së thirren në rugovista, parti e djtathtë e pollavra të tjera, Ka plotë nga ta që kohët e fundit po e kritikojnë A. Kurtin pse me ba koalicion ldk me te kur ai nuk shkon te varri i Presidentit Rugova ( po këtu kanë të drejte se bile une e kam sha e kritikue me shumë shkrime Albinin dhe VV-në). Po une e kam nji problem mu rreth kësaj teme, ata që e kritikojnë Albinin rreth respektit të tij për Presidentin historik Rugoven, në anën tjetër sikur muta shkojnë nepër studiot e Baton Haxhiut, B. Buzhales kur dihet se mu këta të dy ishin ndër gazetarët ma të flliqur, ma të gërrditshem duke e sha e fye Presidentin Rugova. E pra nëse jeni kundër Albinit ( me të drejtë) atëhere mos hani m.. me shkue te Batonat që kudo ka fol e shkrue për Rugovën si nji njeri udbash!”, shkruan Rexhaj, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat