Veseli: Turp që rinia e Kosovës të mos ketë të drejtën për të parë Europën - Bota Sot
Veseli: Turp që rinia e Kosovës të mos ketë të drejtën për të parë Europën

Aktuale

Veseli: Turp që rinia e Kosovës të mos ketë të drejtën për të parë Europën

Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 11:14
Foto

Në promovimin e Programit Nacional për Rininë që është lansuar sot në Kosovë po marrin pjesë edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, zëvëndëskryeministri, Fatmir Limaj si dhe ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi.

Ky program ka në fokus të rinjtë, kryesisht nxënësit e shkollave fillore, ka për qëllim të zhvillojë kreativitetin dhe mendimin kritik të tyre

I pari i Kuvendit, Kadri Veseli, para të panishmëve tha se se ky projekt është shumë “impozant”.

Veseli e shtori edhe njëherë problemin që ka rinia e Kosovës si më e izoluara në Europë.

“Është turp që rinia kosovare, thesari ynë, të mos ketë të drejtën për të parë Europën dhe botën”. tha Veseli.

Ai shtoi se këtë se këtë program si politikanë ia kanë borxh rinisë.

Ndërkaq, koordinatori për Rini, Kulturë dhe Sport, Rexhep Hoti, se ky projekt mbështetet mbi dy parime: atë të gjithpërfshirjes si dhe të vijueshmërisë.

Hoti shtoi se qëllimi i këtij projekti që përfshin 340 mijë filloristë është që të bëjë të mundur nxënësve të jenë sa më aktivë dhe më kreativë e të kënë mendimin e tyre kritik.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...