Krasniqi: Konsensus me VV-në për dialog nuk do të ketë kurrë, shpresuam te LDK-ja - Bota Sot
Krasniqi: Konsensus me VV-në për dialog nuk do të ketë kurrë, shpresuam te LDK-ja

Aktuale

Krasniqi: Konsensus me VV-në për dialog nuk do të ketë kurrë, shpresuam te LDK-ja

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 21:30
Memli Krasniqi

Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se me Vetëvendosjen nuk do të ketë kompromis asnjëherë, por koalicioni qeverisës kishte shpresuar te LDK-ja, pasi këta të fundit kishin qenë në vazhdimësi në favor të dialogut.

“Konsensus nuk kemi me arritur asnjëherë, duke llogaritur qëndrimet e Lëvizjes Vetëvendosje. Por, LDK-ja në të kaluarën ka qenë në opozitë, por ka mbështetur procesin e dialogut dhe ka votuar edhe marrëveshjen e vitit 2013”, tha Krasniqi.

“Edhe AAK-ja sa ishte në opozitë, kishte dërguar të dërguarin e saj në dialog në atë kohë që ishte Blerim Shala”, shtoi deputeti i PDK-së.

Krasniqi në “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka thënë se PDK-ja ka tejkaluar një situatë të krijuar në shtator me rezolutat e propozuara nga subjekte të ndryshme politike.

“Z.Veseli u ka dërguar të gjithë liderëve të subjekteve politike një draft platformë, që do të ishte bazë e një dakordimi të një dokumenti, por nuk pati asnjë lëvizje [nga opozita]”, tha nënkryetari i PDK-së.

Deputeti i koalicionit qeveritar thotë se Kosova tashmë është e vonuar në procesin e dialogut me Serbinë.

“Nuk dua të paragjykojë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, por tashmë ne jemi vonë për dialog. Për dialog është duke u folur që nga prilli apo maji”, deklaroi Krasniqi.

Krasniqi thotë se është e qartë që asnjë marrëveshje nuk kalon pa marrë shumicën e kualifikuar në Kuvendin e Kosovës.

“Unë nuk i frikohem Presidentit sepse ai nuk bën gabime, sidomos në raport me Kushtetutën e Kosovës”, tha ndër të tjera Memli Krasniqi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test