146 kandidatë u nënshtrohen testit për prokurorë të shtetit

Aktuale

146 kandidatë u nënshtrohen testit për prokurorë të shtetit

Më: 18 nëntor 2018 Në ora: 22:14
Akademinë e Kosovës për Siguri Publike

Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike është mbajtur testi kualifikues për prokurorë në kuadër të procesit të rekrutimit të 10 prokurorëve në prokuroritë themelore.

146 kandidatë iu nënshtruan këtij testi, i cili po mbahet për të tretën herë,

Testi kualifikues është një prej pjesëve të testimit, i cili ka në përbërje edhe testin me shkrim dhe intervistat, të cilat i organizon Këshilli Prokurorial i Kosovës sipas standardeve më të larta, të cilat zbatohen me rastin e rekrutimit të prokurorëve në modele të ngjashme të rekrutimit.

Ky test është mbikëqyrur nga kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Blerim Isufaj.

Në kuadër të monitorimit morën pjesë edhe përfaqësuesit e OSBE-së dhe BIRN-it, ndërsa aplikimi i kandidatëve është realizuar përmes sistemit online.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat