PDK i kërkon Pacollit të tregojë për tërheqjet e njohjeve

Aktuale

PDK i kërkon Pacollit të tregojë për tërheqjet e njohjeve

Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 11:30
Kuvendi i Kosovës

Deputetja Evgjeni Thaçi-Dragusha, në emër të e Partisë Demokratike të Kosovës, ka kërkuar nga ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli që tregojë se cila është e vërteta për tërheqjen e njohjeve nga disa shteteve.

Edhe pse Kosova arriti të bëjë protagoniste në takimet më të rëndësishme politike botërore, është e qartë që procesi i njohjeve ka pasur ngecje.

Thaçi-Dragusha: Kërkojmë nga Pacolli, cila është e vërteta

“Gjatë këtij mandati të kësaj qeverie ne kemi pranuar dy njohje për të cilat ne jemi falënderuar ndaj atyre shteteve, nga ana tjetër kemi pasur raportime mediale kundërthënëse ku është raportuar për tërheqje  të njohjeve nga ana e disa shteteve. Edhe pse ministria e punëve të jashtme ka hedhur poshtë këtë lajm disa herë, ne kërkojmë nga ministri Pacolli se cila është e vërteta lidhur me këtë çështje mjaft shqetësuese”, ka thënë ajo.

Ajo u ndal edhe te dështimi i anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL, duke thënë se në Dubai fitoi krimi dhe Serbia festonte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat