Apostolova përshëndet miratimin e ligjeve për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar

Aktuale

Apostolova përshëndet miratimin e ligjeve për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 23:39
Natalyia Apostolova

Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot kanë miratuar projektligjin për kompetencat e zgjeruara në Konfiskimin e Pasurisë, Pakon e Agjendës së Reformave Evropiane e një numër ligjeve tjera që kanë të bëjnë me reformën në drejtësi.

Votimi menjëherë është përshëndetur nga shefja e Zyrës së BE’së në Kosovë, Natalyia Apostolova

“Sot Kuvendi tregoi përgjegjësi, përkushtim të madh dhe devotshmëri ndaj reformave në drejtësi në Kosovë. Urime për miratimin e Kodit Penal, Ligjit për Konfiskimin dhe të gjitha ligjeve tjera vendimtare për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Konsensusi nacional është vendimtar në këtë moment”, ka shkruar Apostolova në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat