28 Nëntori festa më e lavdishme e popullit shqiptar

Aktuale

28 Nëntori festa më e lavdishme e popullit shqiptar

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 18:07
Qemal Minxhoz

(E plotësuar) - 28 Nëntori për popullin shqiptar është festa më e lavdishme dhe më e shenjtë, festë që përmban gjithë kuptimin e historisë kombëtare dhe identitetin e një populli, i cili arriti që ëndrrën për liri ta bëjë realitet.

Kështu është thënë në organizimin e Ambasadës së Shqipërisë për shënimin e 106 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, ku morrin pjesë personalitete të shumta të jetës politike dhe kulturore.

Në këtë organizim ka marrë pjesë edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili ka thënë se 28 Nëntori është datë e shenjtë për të gjithë shqiptarët.

Kreu i Kuvendit tha se shqiptarët besojnë në vlerat perëndimore të lirive njerëzore, demokracisë dhe ekonomisë së tregut.

Veseli: Ne besojmë dhe punojmë për ta bërë fqinjësinë e mirë identitet të rajonit tonë

“Në shumë e shumë raste historia ka ditur të jetë e ashpër me ne shqiptarët, por ne ditëm dhe mundëm t’i mbijetojmë stuhive të saj, ditëm të ruajmë emrin tonë, identitetin tonë dhe vizionin e duhur për të ardhmen. Si asnjëherë më parë gjatë historisë, sot shqiptarët janë të sigurt dhe të orientuar drejt si komb. Sot shqiptarët janë zotër të fatit të tyre dhe fati ynë ka një emër të vetëm integrim në familjen e madhe të demokracive perëndimore. Integrimi euro-atlantik i shqiptarëve nuk është vetëm interes gjeopolitik, është shumë më shumë se kaq, është orientim i natyrshëm i një populli, i cili në gjeografi dhe në identitet ka qenë dhe do të mbetet popull evropian. Ne besojmë në vlerat perëndimore të lirive njerëzore, demokracisë dhe ekonomisë së tregut. Ne duam që këto vlera t’i kemi të përbashkëta edhe me fqinjët tanë, të cilët i respektojmë dhe duam të respektohemi njësoj prej tyre. Ne be sojmë dhe punojmë për ta bërë fqinjësinë e mirë identitet të rajonit tonë”, tha kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Kurse, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se më 17 shkurt 2008 janë deklaruar shtet sovran dhe i pavarur, e që sipas tij të tillë janë për fqinjët dhe për aleatët.

Haradinaj: Shtet i pavarur jemi për aletët dhe për fqinjët tanë

“Ka pas pyetje, ka dhe do të ketë për shqiptarët, kanë me shtrua pyetje për ne kush jemi, çka bëjmë dhe ku po shkojmë dhe ne vetën e pyesim ndonjëherë. Por, një pjesë të përgjigjeve i dha heroi ynë Gjergj Kastrioti Skënderbeu, i tregoi botës kush jemi që atëherë. Ka shumë të tjerë që kanë dhënë përgjigje për shqiptarët. Kemi dhënë edhe ne në Kosovë me luftën heroike, prinë Adem Jasharit prej UÇK-së, por kanë dhënë edhe burra e gra të zgjedhur të popullit më 17 shkurt 2008. Më 17 shkurt 2008 me vullnetin tonë të lirë jemi deklaruar shtet sovran dhe i pavarur, i tillë jemi për popullin tonë në Kosovë, i tillë jemi për fqinjët, i tillë jemi për aleatët. Kush thotë që nuk pajton me këtë nuk është faji ynë, ne do të mbetemi në të drejtën tonë, për të gjithë ata që na njohin si të tillë. Kuptohet, asnjëherë nuk ndërrojmë nga ajo se flasim shqip e do të flasim shqip gjithnjë”, tha Haradinaj.

Nikoqiri i këtij organizimi, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, u shpreh se është e vështirë për të bërë një festë në Kosovë që quhet Festa e Flamurit, pasi sipas tij e gjithë Kosova duhet të ishte aty.

Minxhozi: Festën më të lavdishme të kombit tonë ndër vite

“Është tepër e vështirë për të bërë një festë në Kosovë që quhet Festa e Flamurit, sepse e gjithë Kosova duhet të ishte këtu. Është një sallë shumë e vogël për të zënë të gjithë shqiptarinë, për të festuar festën më të lavdishme të kombit tonë ndër vite. Festa e Skënderbeut që për herë të parë solli lirinë në Krujë me 28 Nëntor të vitit 1444, vazhdojmë me festën e plakut të maleve Ismail Qemalit, vazhdojmë me betejën heroike të legjendarit të shekullit tonë i paharruari Adem Jashari. Adem Jashari simbol i simbolit kombëtar, sepse është martiri i fundit, komandanti i fundit që me emrin e tij shkruajti historinë nën ciklin e Skënderbeut për mëmëdheun”, u shpreh ai.

Ai përmendi edhe mbajtjen e mbledhjes së radhës ndërmjet dy qeverive, ku tha se ishte një mbledhje shumë e rëndësishme që u ka dhënë detyra shumë të mëdha, që sipas tij për të plotësuar në radhë të parë procesin në integrimet evropiane po edhe amanetin e dëshmorëve  që dhanë jetën për kombin shqiptar.

Ndryshe, gjatë gjithë ditës sot në Kosovë janë mbajtur aktivitete të ndryshme për shënimin e 106 vjetorit të pavarësisë së Shqipëris

Kadri Veseli: Sot shqiptarët janë zotër të fatit të tyre

Ambasada e Shqipërisë në Kosovë, sonte ka organizuar pritje për nder të 106 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.

Me këtë rast, ambasadori i Shqipërisë, Qemal Minxhozi ka uruar të gjithë shqiptarët për festën e flamurit.

"Është tepër e vështirë për të bërë një festë në Kosovë që quhet festë e flamurit, pasi e gjithë Kosova do të duhej të ishte këtu. Festa e Skënderbeut që për herë të parë solli flamurin, vazhdojmë me flamurin e Ismajl Qemajlit dhe vazhdojmë me të paharruarin Adem Jashari", tha ai.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se 28 Nëntori është një ditë e shenjtë për të gjithë shqiptarët.

"28 Nëntori pa dyshim që është një ditë e shenjt për të gjithë shqiptarët. Përmban identitetin e një populli, i cili ndër shekuj nuk hoqi dorë nga ëndrra për liri. Historia ndër vite ka ditur të jetë e ashpër për ne shqiptarët, por ne ditëm. Sot shqiptarët janë zotër të fatit të tyre, integrimi euroatlantik i shqiptarëve është shumë më shumë se kaq. Ne besojmë në vlerat perëndimore dhe ne duam që këto vlera t’i kemi të përbashkëta me fqinjët tanë, të cilët i respektojmë dhe duam të respektohemi njësoj", tha ai.

Kurse, kyreministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur se më 17 shkurt 2018 me vullnetin tonë, jemi deklaruar popull i lirë dhe kushdo që nuk pajtohet me këtë, është faji i tij.

"Ka pas pyetje, ka dhe do të ketë pyetje për shqiptarët. Edhe ne ndonjëherë shtrojmë pyetje për ne. Por një përgjigje e dha Skënderbeu dhe ka plot të tjerë që dhanë këtë përgjigje. Më 17 shkurt 2018 me vullnet tonë jemi deklaruar popull i lirë, kushdo që nuk pajton me këtë është faji i tij. Asnjëherë nuk ndërrojmë nga ajo që flasim shqip dhe shqip urime", tha ai, raporton KosovaPress

Ambasada e Shqipërisë organizon pritje për nder të 28 Nëntorit 

Ambasada e Shqipërisë në Kosovë organizon pritje për nder të 106 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat