Këshilltari i kryeministrit Haradinaj i reagon përsëri Mogherinit: Ka një kërkesë për të

Aktuale

Këshilltari i kryeministrit Haradinaj i reagon përsëri Mogherinit: Ka një kërkesë për të

Nga: N.Sh Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 21:01
Federica Mogherini

Avni Arifi, këshilltari kryesor i kryeministrit Ramush Haradinaj dhe shefi i ekipit negociator në dialogun teknik mes Kosovës dhe Serbisë, përsëri ka reaguar ndaj Federica Mogherinit, ndërmjetësuese e Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi.

Arifi thotë se do të dëshironte që Mogherini dhe ekipi i saj të mobilizohen për të implementuar marrëveshjen për energji me Serbinë ashtu siç janë mobilizuar për heqjen e taksës 100%.

Ai thotë se është befasues dinamika e tyre për të mbrojtur interesat serbe.

“Do të dëshiroja që Mogherini dhe ekipi i saj të ishin të mobilizuar për implementimin e marrêveshjes për energji ashtu siç janë mobilizuar për hjekjen e taksës 100%. Befasuese të shohësh t?rë këtë dinamikë, tërë këtë emocion në mbrojtje të interesave serbe. Fatkeqësishtë, kjo qasje e njëanshme solli te dështimi i plotë i dialogut”, shkruan Avni Arifi në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat