Haradinaj: Nga 15 dhjetori, nuk do të ketë më reduktime të rrymës - Bota Sot
Haradinaj: Nga 15 dhjetori, nuk do të ketë më reduktime të rrymës

Aktuale

Haradinaj: Nga 15 dhjetori, nuk do të ketë më reduktime të rrymës

Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 09:26
Ramush Haradinaj dhe Valdrin Lluka

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar sërish ndaj reduktimeve të energjisë elektrike, duke thënë se janë të papranueshme dhe nuk do të tolerohen, sidomos tani gjatë periudhës së dimrit.

“Në takim pune me përfaqësuesit e KEK-ut, KEDS-it dhe ZRRE-së, kam kërkuar zgjidhje të menjëhershme që të sigurohet stabilitet në furnizim me energji elektrike. Me këtë rast, u sigurova se Blloku B1 do të rifunksionalizohet dhe nga 15 dhjetori do të ketë normalizim të plotë në furnizim”, ka shkruar ai në Facebook.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...