Hahn e përmend vitin 2020 për liberalizimin e vizave

Aktuale

Hahn e përmend vitin 2020 për liberalizimin e vizave

Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 18:16
Johannes Hahn

(E plotësuar) - Derisa kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj edhe sot u shpreh i bindur se taksa 100 për qind nuk do të hiqet, komisioneri Evropian për Zgjerim, Johannes Hhan ka thënë se BE-ja është shumë e zhgënjyer me taksën ndaj mallrave të Serbisë.

Hahn: Jemi të zhgënjyer me taksën 100 për qind

“Ne të gjithë kemi qenë të befasuar dhe në një mënyrë të zhgënjyer, kur u vunë këto tarifa doganore, së pari 10 për qind  dhe pastaj 100 për qind, dhe kjo nuk është diçka që duhet të mbetet. Jam në dijeni, dhe të gjithë në Bashkimin Evropian jemi në dijeni për vështirësitë aktuale në tregti për Kosovën, ka nevojë të dy anët të adresojnë këto çështje. Për këtë arsye të gjitha takimet e mia kanë propozuar që të fokusohen në zgjidhjen, e çdo problemi që ka të bëjë me tregtinë ndërmjet dy shteteve”, ka thënë ai.

Hahn, në një konferencë të mbajtur në Prishtinë, ka folur edhe për liberalizimin e Kosovës. Ai ka thënë se një gjë e tillë merr kohë që të miratohen, të gjitha dispozitat ligjore. Sipas tij, data më reale për liberalizim është viti i  ardhshëm.

Image

Hahn: Kam shumë besim që viti 2020 do të jetë një datë reale

“Puna është kryer nga Kosova, kur është marr vendimi, ishte radha jonë të implementojmë. Kjo ka filluar me raportin përfundimtar nga ana e Komisionit, pastaj është marr Parlamenti me këtë çështje, kanë qenë pesëqind vota për, njëqind kundër. Pra, ka pasur një shumicë të madhe. Tash çështja gjendet në Këshillin Evropian. Këshilli është ai që merr më shumë kohë, për ta kaluar këtë hap të procesit, kam shumë besim që viti 2020 është shumë realiste, ndoshta më herët, por mos mbani peng të datave”, tha kryekomisioneri Hahn.

Po ashtu, ai tha se  gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor kanë perspektivë evropiane. Ku sipas tij, kriteri kryesor është që të zgjidhen problemet reciproke, duke përmendur kështu dialogun me Serbinë.

Image

Hahn: Është e rëndësishme që të fokusohemi në dialogun me Serbinë

“Është e rëndësishme që të fokusohemi  në dialogun me Serbinë , por gjithashtu të punohet në të gjitha reformat e nevojshme  për integrim në Evropë.  Për të mbështetur këto punë, deri më tani  kemi shpenzuar 100 milionë euro, që nga viti 2007, në total janë 2,7 miliardë euro që janë dhënë për përkrahjen e zhvillimit  shoqëror në Kosovë dhe zhvillimin politik dhe ekonomik. Jemi të përkushtuar dhe mbesim të përkushtuar edhe për të ardhmen. Një prej elementeve për të quar përpara zhvillimin rajonal ka qenë zona ekonomike, që ka pasur për qëllim largimin  e barrierave tregtare, e cila e pengon tregtinë rajonale, sepse kemi zbuluar se mundësitë për tregti ende janë të nënzhvilluara”, ka përfunduar ai

***

Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Europian, Johannes Hahn, ka dhënë shenja që kosovarët nuk do të mund të lëvizin pa viza në zonën Schengen para vitit 2020.

Në një ko0nferencë për shtyp në Prishtinë, Hahn kërkoi “edhe pak durim” nga kosovarët për këtë çështje.

“Tani çështja është te Këshilli Europian dhe ky Këshill është vendi që merr më së shumti kohë prandaj jam shumë i bindur që viti 2020 është afati më realist”, tha ai në konferencë për shtyp gjatë vizitës në Prishtinë.

“E kuptoj padurimin e qytetarëve dhe politikanëve por nganjëherë jam i padurueshëm sa i përket vendimarrjes në BE. Nëse e krahasoj gjendjen me Ukrainën dhe Gjeorgjinë, atje është dashur një vit e gjysmë. Ne e kemi bërë punën tonë si Komision dhe mbetet që vendet anëtare ta marrin këtë vendim. Kërkoj nga ju të keni durim për disa muaj për të marrë pëlqimin e 27 shteteve anëtare, jemi duke punuar shumë dhe jam i bindur që së shpejti do të mund të arrijmë këtë por nuk mund ta bëjmë brenda një dite”, tha Hahn.

Image

Hahn: Për vizat duhet të pritur ende, mos u mbani peng i datave

Komisionari evropian për Zgjerim, Johannes Hahn, ka thënë se BE-ja ka qenë e befasuar dhe e zhgënjyer me ngritjen e taksës prej 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë, ndërsa sa i përket vizave kërkoi më tepër durim, pasi sipas tij kjo çështje do të marrë kohë edhe për disa muaj.

Ai në një konferencë për media në Prishtinë tha se të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor kanë perspektivë evropiane dhe një ndër kriteret duhet zgjidhur problemet reciproke dhe duhet fokusuar në dialogun me Serbinë, si dhe të ndërmerren reformat e nevojshme për integrim në Evropë.

“Po punojmë për largimin e barrierave tregtare. Kosova ka bërë shumë për të kontribuar në gjithë këtë. Ka punuar në shumë fusha dhe çështje në Zonën ekonomike rajonale dhe në CEFTA”, tha ai.

Hahn ka folur edhe për taksat prej 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës.

“Të gjithë kemi qenë të befasuar dhe të zhgënjyer kur u vendosën tarifat doganore ndaj Serbisë dhe kjo nuk duhet të mbetet në fuqi, por të fokusohemi në fushat e lartpërmendur dhe jemi në BE jemi në dijeni për vështirësitë aktuale në tregti dhe në të gjitha takimet e mia kam propozuar që të fokusohemi në zgjidhjen e çdo gjëje që kanë të bëjë me tregtinë ndërmjet dy vendeve”, tha Hahn.

Ai foli për liberalizimin e vizave për Kosovën duke thënë se merr kohë të miratohen të gjitha dispozitat ligjore dhe kërkoi nga kosovarë të kenë durim edhe për disa muaj që të merret pëlqimi nga të gjitha vendet anëtare të BE-së.

“Puna është kryer nga Kosova dhe ishte radha jonë të implementojmë dhe kjo ka nisur me raportin dhe është marrë Parlamenti, i cili ka vendosur me një shumicë. Tash çështja ndodhet në Këshillin Evropian, i cili merr më së shumti kohë për ta kaluar këtë hap të procesit dhe kam besim dhe se data 2020 është më realiste, por mos u mbani peng i numrave”, porositi Hahn.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat