Milaim Zeka: Po flasim ndaj BE-së sikur kemi prodhuar bombë atomike, kështu s’mund të shkojmë as në Komoran e lëre në Bruksel

Aktuale

Milaim Zeka: Po flasim ndaj BE-së sikur kemi prodhuar bombë atomike, kështu s’mund të shkojmë as në Komoran e lëre në Bruksel

Nga: N.H Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 00:34
Milaim Zeka

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismas Socialdemokrate, Milaim Zeka, ka thënë se deklaratat e komisionerit Johannes Hahn për çështjen e liberalizimit ishin të pritshme.

Ai më tej përmes facebook ka theksuar se fajtor për gjendjen e krijuar dhe për mosheqjen e vizave për Kosovën është vet e gjithë klasa politike.

Ja postimi i tij në Facebook:

‘’Na edhe Zotin e gjuajme me gure

Po te kishim mundesi, ne momentin qe dikush na keshillon e kritikon, besoni qe edhe Zotin e kishim gjujte me gure.

Ajo çka na ka ndodhe sot, bash ka qene e ditur. Nuk mundemi me shku jo drejte Brukselit, po as ne Komoran me nje politike te tille qe e kemi ndertu qe 17 vite. Thjeshte e kemi nje Parlament qe veq per gazlotsjelles njihet ne bote.
Kemi nje qeveri me mbi 80 zevendesministera, qe e hane edhe bugjetin e Dubait, se le ma te Kosoves.

E sot, ne vend qe te ulemi e te bejme analize se pse kemi ardhe ne kete derexhe, qohemi edhe e shajme Evropen e Hanin, bane be qe ata forte e rruajne per ne.

As Zoti nuk na ka faj, as Evropa, as Serbia, po ne i kemi fajet, prandaj te mblidhemi pozite dhe opozite, te merremi vesh ne mes vete, qe pastaj te na marrin vesh te tjeret.

Evropa nuk ndine per kercenimet e Rusise e te Kines, se le ma per ato tonat. Ne flasim sikur me pas prodhu bombe atomike…’’

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat