Haradinaj-Kelly diskutojnë për fuqizimin e marrëdhënieve bilaterale

Aktuale

Haradinaj-Kelly diskutojnë për fuqizimin e marrëdhënieve bilaterale

Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 14:57
Ramush Haradinaj dhe Patrick Kelly

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim ambasadorin e Irlandës në Hungari, i ngarkuar për Kosovën, Patrick Kelly, me të cilin ka biseduar për zhvillimet politike dhe ekonomike në Kosovë dhe rajon.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj ka kërkuar vazhdimin e mbështetjes së mëtejme të Irlandës në forcimin dhe konsolidimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës dhe anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare.

Haradinaj e ka njoftuar ambasadorin Kelly për progresin e Kosovës dhe për përkushtimin e Qeverisë së Kosovës në plotësimin e agjendës së reformave evropiane, zhvillimin ekonomik dhe orientimin euroatlantik të saj.

“Fuqizimi i marrëdhënieve bilaterale në të gjitha fushat ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Irlandës është i rëndësishëm, veçmas në atë të ekonomisë dhe të sigurisë”, tha ai.

Nga ana e tij, ambasadori Kelly ka vlerësuar raportet e mira ndërmjet dy vendeve, duke premtuar vazhdimin dhe thellimin e marrëdhënieve bilaterale në të mirë të dy vendeve dhe popujve tanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat