Konjufca: PSD-së nuk i konvenojnë zgjedhjet, prandaj e përkrah Qeverinë

Aktuale

Konjufca: PSD-së nuk i konvenojnë zgjedhjet, prandaj e përkrah Qeverinë

Më: 6 dhjetor 2018 Në ora: 22:23
Glauk Konjufca

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka folur për mundësinë e rrëzimit të qeverisë së udhëhequr nga Ramush Haradinaj.

Konjufca ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se përplasjet për kufijtë e vendit, mes kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe presidentit të vendit, Hashim Thaçi, mund ta çojnë vendin në zgjedhje.

Konjufca ka folur edhe për ish-kolegët e tij partiakë, që sot bëjnë pjesë në grupin parlamentar të Partisë Socialdemokrate.

Sipas Konjufcës, PSD’së nuk i konvenojnë zgjedhjet, prandaj, ka vlerësuar ai, kjo parti po e përkrah qeverinë e vendit dhe ka vendosur t’i bashkohet ekipit për dialog me Serbinë.

“PSD do të mbesë me gishta në gojë. Dhe do të marrë përgjegjësi, nëse Thaçi merr ndonjë vendim të keq për Kosovën”, është shprehur ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat