Haradinaj, Thaçit: S’kemi qare pa u prishë nëse nuk kemi rrymë - Bota Sot
Haradinaj, Thaçit: S’kemi qare pa u prishë nëse nuk kemi rrymë

Aktuale

Haradinaj, Thaçit: S’kemi qare pa u prishë nëse nuk kemi rrymë

Më: 7 dhjetor 2018 Në ora: 09:05
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj

(E plotësuar) - Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka deklaruar se këtë vit nuk bën të ketë dështim me furnizim me rrymë.

Madje ai i ka dhënë një porosi drejtorit të KEK-ut Nijazi Thaçi, se nëse gjatë dimrit do të ketë mungesë të energjisë do të kenë telashe mes vete.

Haradinaj, gjatë vizitës që sot i ka bërë Kosovës A dhe Kosovës B, ka kërkuar që të lëshohet në prodhim çdo bllok i mundshëm dhe të luftohet për çdo megavat të vendit.  Ai bëri të ditur se që nga 15 dhjetori do të futet në sistem edhe blloku B1 i Kosovës B, që sipas tij do të bëhen 800 megavat të Kosovës që do të jenë në prodhim.

Është bërë e ditur se aktualisht në prodhim janë rreth 530 megavatë për konsum dhe se 400 megavatë duhet të sigurohen nga importi.

Haradinaj: Prej 15 dhjetor do të futet në sistem edhe blloku B1 

Image

“Tash importi i ka dy të këqija, e keqja është se është import pra nuk është mall që është prodhuar në Kosovë dhe e prish bilancin tregtar dhe shkakton pasoja për ne si Kosovë. Por edhe tani në dimër importi i energjisë është shumë i shtrenjtë. Kërkesa ime për drejtorin dhe për kolegët e tjerë është që këta të lëshojnë në prodhim çdo bllok të mundshëm. Pra, të luftohet për çdo megavat të vendit, premtimi është se ditëve që do të vijnë do të jetë mbi 800, prej 15 dhjetor do të futet në sistem edhe blloku B1 i Kosovës B, që bashkë i bije 800 megavat të Kosovës në prodhim. Pra është e nevojshme të lëshohet sa më shumë megavat në treg prej prodhimit, prapë e kuptojmë që janë pajisje të vjetërsuara. Mirëpo, ajo që kam kërkuar edhe nga drejtori edhe nga të gjithë që të bëhet kujdes dhe që gjatë këtij dimri të mbijetojmë prodhimin, të shtijmë në treg sa më shumë megavat”, tha Haradinaj.

Kreu i Qeverisë ka thënë se remontet dhe proceset tjera të bëhen në një kohë më të përshtatshme dhe të mos bëhen në dimër.

Haradinaj është shprehur se KEK-u e ka barrën kryesore për furnizim të qytetarëve me energji elektrike.

Haradinaj: Barra kryesore prapë unë them ashtu se bie mbi KEK-un

“KEDS-i  ata janë një kompani tash e Kosovës por investitori është i huaj, ai ka ardhur me bë biznes me fitua parat e veta. I ka obligimet po ashtu ndaj konsumatorëve e ndaj nesh. Mirëpo, ajo që unë besoj që duhet me u kuptua kjo, KEK është e Kosovës, e popullit të Kosovës, e çdo qytetari të vendit dhe duhet me qenë kujdestar që me pas rrymë. Ne e kuptojmë se pa të gjithë akterët e tjerë nuk mundet me ndodh furnizimi si duhet, po mendoj që barra kryesore prapë unë them ashtu se bie mbi KEK-un, nëse jo për tjetër sot jemi në KEK, kur të jemi në KEDS edhe atyre do t'iu themi çka mendojmë për ta e si duhet me ndodh furnizimi. Por, gjatë këtij dimri nuk bënë të dështojmë, ne e kemi pasur vitin që shkoi shumë sfidues, atëherë nuk ka pasur qymyr dhe ekskavatorët nuk kanë qenë në funksion. Fatmirësisht tani se kemi atë gjendje, por nuk bënë të dështojmë gjatë dimrit. Pra, drejtor nuk kemi ça re pa u prish nëse, ma mirë është se në telashe jemi të dy atëherë”, tha Haradinaj.

I pari i Qeverisë së Kosovës, ka folur edhe për KEDS-in, ku ka thënë se duhet të respektohet kontrata dhe Kosova, ku ai tha se është e papranueshme që qytetarët të përballen me ndërprerje të energjisë me orë të tëra.

Haradinaj: KEDS duhet të respektojë kontratën dhe Kosovën

Image

“KEDS është operator,  janë kompani që kanë ardhur nga jashtë kanë investuar këtu, sa të operon Kosova është e jona se ne kemi interes me ndodh furnizimi. Ata duhet me  kuptua që në këtë vend obligimet e marra duhet me u respektua, nuk është tash që ata e kanë një të drejt dhe duhet të punojnë vetëm në bazë të pikëpamjes së vet. Çdo kontratë i ka dy palët, konsumatori dhe Kosova duhet me u respektua. Për shkak se është rryma shtrenjtë në tregjet tjera e mos me ble rrym dhe mos me i furnizua njerëzit kjo është dashur të mendohet me kohë, po nuk bënë me veprua kështu në pikë të dimrit. Ka pas raste kur ka pasur ndërprerje 1 orë 2, por me ta ndal 6 orë rrymë, se është rryma shtrenjtë në treg është problem. Atëherë do të hasim probleme serioze dhe jo se unë kam thënë,  do të hasim probleme se merdhihen njerëzit, ne nuk mund të lejojmë këtë”, tha ai.

Kurse, drejtori i KEK-ut, Nijazi Thaçi, ka thënë se e ka njoftuar kryeministrin për problemet që i kanë dhe për masat që i kanë marrë për ta kaluar dimrin sa më lehtë.

Thaçi: Masat që i kemi marrë që këtë dimër ta kalojmë sa më lehtë 

“E njoftova kryeministrin lidhur me aktivitetet që jemi duke i bërë si KEK me prodhimin aktual që është. Si dhe e informova kryeministrin me problemet që i kemi si dhe planifikimet dhe masat që i kemi marrë që këtë dimër ta kalojmë sa më lehtë”, tha Thaçi.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, para takimit që ka pasur me menaxhmentin e KEK-ut ka zhvilluar një vizitë në Kosovën A dhe Kosovën B.

***

Kryeministri Ramush Haradinaj sot ka vizituar KEK-un, me ç’rast ka thënë se këtë vizitë e ka bërë për të parë si është puna me blloqet, sa janë në funksion, si është dinamika e lëshimit në prodhim të blloqeve të tjera.

“U njoftova se edhe në A pritet të lëshohet një bllok, pra së shpejti mendohet të hënën. Edhe për B pritet të lëshohet blloku tjetër pra në prodhim. Aktualisht si e pamë janë rreth 530 megavat në prodhim, pra për konsumator. Kjo i bije që po ashtu rreth 400 të tjerë duhet me i sigurua nga importi, që mbi 900 është konsumimi. Tash importi i ka dy të këqija, e keqja është se është import pra nuk është mall që është prodhuar në Kosovë dhe e prish bilancin tregtar dhe shkakton pasoja për ne si Kosovë. Por edhe tani në dimër importi i energjisë është shumë i shtrenjtë. Të luftohet për çdo megavat të vendit, premtimi është se ditëve që do të vijnë do të jetë mbi 800, prej 15 dhjetor do të futet në sistem edhe blloku B1. Kam kërkuar që të bëhet kujdes gjatë këtij dimri pra të mbijetojmë prodhimin, të shtimë në treg sa më shumë megavat”, u shpreh Haradinaj.

Drejtori i KEK-ut Nijazi Thaçi ka thënë se ka njoftuar Haradinajn lidhur me aktivitetet që janë duke i bërë me prodhimin aktual.

Thaçi po ashtu ka njoftuar kryeministrin me problemet dhe planifikimet e bërë që ky dimër të kalohet sa më lehtë.

***

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka zhvilluar një vizitë pune në Korporatën Energjetike të Kosovës.

Kjo vizitë e Haradinajt në KEK vjen në kohën kur Kosova ka pasur probleme të theksuara në sektorin e energjisë.

“Qëllimi i ardhjes është me pa si është puna me blloqet sa janë në funksion, si është dinamika e futjes në prodhim të blloqeve tjera. U njoftova se edhe në A pritet të lëshohet një bllok, por edhe në B pritet të lëshohet një tjetër në prodhim”, ka thënë ai para medieve pas vizitës.

Ai tha se importi i energjisë gjatë dimrit është shumë i shtrenjtë andaj ka kërkuar nga drejtori i KEK-ut, Njazi Thaçi, që të lëshohet në prodhim çdo bllok dhe të luftohet për çdo megavat.

“Pritet që prej datës 15 dhjetor Kosova do të prodhojë 800 megavat energji. Të bëhet kujdes ti mbijetojmë prodhimit të prodhojmë sa me shumë megabajt”, deklaroi kryeministri.

Ndërsa për KEDS-in, Haradinaj ka thënë se është kompani e Kosovës, investitori i huaj që ka ardhur të bëjë biznes por ka obligimet ndaj nesh, andaj tha se barra kryesore është mbi KEK-un.

Kryeministri ja bëri me dije Thaçit se gjatë këtij dimrit nuk duhet të dështojë furnizimi i energjisë.

“Kryetar s’kemi qare pa u prish nëse nuk kemi rrymë”, ishin fjalët e Haradinajt ndaj Thaçit. 

***

Kryeministri Ramush Haradinaj zhvillon vizitë pune në KEK.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...