Reagon UNMIK-u për Ushtrinë

Aktuale

Reagon UNMIK-u për Ushtrinë

Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 18:53
FSK

Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm dhe Shefi i UNMIK, Zahir Tanin, i është referuar vetëm rezolutës 1244 për sigurinë në Kosovë.

Ai ka thënë se kjo rezolutë është korniza e vetme juridike për praninë ekzistuese ndërkombëtare të sigurisë.

“Kjo Rezolutë vazhdon të ofrojë kornizën e vetme juridike për praninë ekzistuese ndërkombëtare të sigurisë.”, thuhet në deklaratë. 

Komunikata e plotë:

Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm dhe shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin, merr parasysh miratimin e tri ligjeve nga Kuvendi i Kosovës, përmes të cilave iniciohen ndryshimet substanciale të rolit dhe përgjegjësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës.  
Lidhur me këtë, PSSP-ja Tanin i referohet Rezolutës 1244 të KSKB-së, përmes së cilës i jepet përgjegjësia pranisë ndërkombëtare të sigurisë, gjegjësisht Forcës së Kosovës (KFOR), për ruajtjen e mjedisit të qetë dhe të sigurt në Kosovë.  Kjo Rezolutë vazhdon të ofrojë kornizën e vetme juridike për praninë ekzistuese ndërkombëtare të sigurisë.   PSSP-ja inkurajon të gjitha palët të përmbahen nga veprimet që do të mund t’i rrisnin  tensionet dhe që të gjitha çështjet të trajtohen përmes dialogut politik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat