Kush është James Mattis, figura që dha bekimin në formimin e Ushtrisë së Kosovës?

Aktuale

Kush është James Mattis, figura që dha bekimin në formimin e Ushtrisë së Kosovës?

Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 20:47
Donald Trump dhe James Mattis

James Mattis njihet në opinionin e Kosovës si figura që tha fjalën e fundit sa i përket transformimit të FSK-së në ushtri. Kosova do t’i jetë mirënjohëse për mbështetjen e tij, që forcon një ndër elementet kyqe të shtetësisë.

Por, të njihemi pak më mirë me Mattisin.

Ai ka lindur më 8 shtator të 1950-s në Pullman të Washingtonit dhe aktualisht shërben si Sekretar i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

James ishte ushtarak karriere dhe arriti reputacion të madh për intelektualizëm duke ia dalë mbanë të arrijë edhe rangun e Gjeneralit. Ai ka shërbyer në Luftën e Gjirit Persik, atë të Afganistanit dhe të Irakut.

Mattisi është rritur nga Lucille dhe John Mattis. E ëma ka emigruar në ShBA nga Kanadaja si jetime dhe ka punuar në Inteligjencën Ushtarake në Afrikën e Jugut gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ai kurrë nuk është martuar dhe nuk ka fëmijë. Mësohet se i ka propozuar martesë një gruaje të quajtur Alice Gillis por ajo e kishte refuzuar veç disa ditë para se martesa të mbahej. Ai e ka pseudonimin “Murgu i luftës” shkaku i beqarisë dhe devocionit të gjatë në studimin e luftës.

Mattis është përshkruar si katolik i devotshëm dhe i përkushtuar. Gjatë invazionit të Irakut më 2003, ai është lutur shpesh të dieleve bashkë me John F. Kellyn.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat