(E plotësuar) - Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka deklaruar se nuk do të marrin pjesë në seancën e sotme e cila mund të jetë paralajmërim i plotësimit të Qeverisë në ditët e ardhshme.
Konjufca pak para fillimit të seancës së jashtëzakonshme, ka thënë se e ngutura është vetëm kur bëhet fjalë për dialogun me Serbinë.
Ai tha se PSD po bëhet asistente e Qeverisë duke ia mundësuar që mos të rrëzohet.
Kunjufca i ka kërkuar falje votuesve të VV-së që ka futur në listat e tyre njerëz të pa qëndrueshëm politikisht dhe është e neveritshme çka po bën sepse është kthyer në patericë të presidentit Thaçi.
“Për të gjithë ju që keni pas dilema për daljen e këtyre njerëzve nga VV në ditët e ardhshme në të shkruar do ta shiheni pse kanë dal nga VV “, tha ai.
Deputetja Albulena Haxhiu ka thënë se rezoluta është e një subjekti minor që qëndron në Kuvend me mandat të vjedhur.
Sipas saj, kjo rezolutë është fuqizim i Hashim Thaçit.
***
Shefi i GP-së së VV-së, Glauk Konjufca, tha se partia e tij nuk do të marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme për dialogun që pritet të fillojë për pak minuta. U shpreh se PSD-ja është përfshirë në pazaret e Hashim Thaçit për territor dhe sipas tij po i ndërrojnë qëndrimet më shpesh se qorapet. Konjufca tha se Qeverinë Haradinaj po e mban gjallë PSD-ja duke i akuzuar se janë shndërruar në patericë të pushtetit.
Konjufca tha se pas dështimit në INTERPOL dhe mosliberalizimit të vizave, rënia e kësaj qeverie ka qenë shumë e sigurt. “Nuk ka pas rrugë tjetër pos me dhënë tërheqje e me shku të shpija”, por tha se doli në skenë PSD-ja për ta shpëtuar.
“Rënia e sigurtë e kësaj qeverie që kurrë se ka ditë sa numra i ka, i ka pas numrat e ndryshme.Doli në skenë PSD për ta shpëtuar, sepse po bëhet asistëncë e kësaj qeverie në negociatat me Serbinë”, tha Konjufca.
Më tej i kërkoi falje elektoratit të VV-së, që PSD-ja mori votat me kauzën e Vv-së kundër dialogu ndërsa tash iu është keqpërdoruar vota.
“Më duhet t’i kërkojë flaje edhe elektoratot të VV-së që PSD po i ndërrojnë qëndrimet politike sikurse qorapat, kjo është e neveritshme çka po bën PSD-ja. Është shndërruar në patericë të pushtetit. Mi marrë votat me kauzë të VV-së kundër dialogut, e me keqpërdor votën dhe me kthy votën për dialog që e kanos Kosovën për ndarjen e territorit”, u shpreh ai.
“Për gjith ju që keni pas dilema për daljen e këtyre njërëzve prej VV-së në ditët e ardhshme keni me pa të shkruar arsyen pse këta kanë dalë për VV-së. Brenda VV-së as ëndërr se kishin pa këtë pazar që po e bëjnë me Hashim Thaçin”, tha ai.
Theksoi se VV nuk do të marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme për dialogun.
“ Le të shihet sot se kush po bëhet faktori kryesor i mbijteteës se Qeverisë Haradinaj”, përfundoi ai.
Ndryshe në këtë seancë nuk do të marrë pjesë as LDK-ja, ata janë shprehur se kjo qeveri nuk ka legjitimitet.
***
Vetëvendosje mbanë konferencë para seancës së jashtëzakonshme.
Ndërsa, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci deputetët e partisë së saj nuk do të marrin pjesë në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës.