Kuvendi nuk miraton deklaratën që dënon ndalimin e deputetit Ptreviç

Aktuale

Kuvendi nuk miraton deklaratën që dënon ndalimin e deputetit Ptreviç

Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 18:39
Pamje nga Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës nuk ka mundur të miratojë sonte deklaratën, që dënon ndalimin e deputetit serb, Sllobodan Ptreviç, nga shërbimi sekret serb.

60 deputetë votuan për, kurse një ishte kundër dhe deklarata nuk kaloi, pasi duheshin 61 vota. Kundër deklaratës ishte deputeti i Nismës, Milaim Zeka.

Më datën   8 dhjetor, gjatë kalimit të kufirit Kosovë-Serbi, deputeti i Partisë Liberale Serbe, Sllobodan Petroviç, është ndaluar nga policia serbe, ku është marrë në pyetje nga Serbimi skret serb (BIA) pë rmë shuëm se 4 orë.

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, më datë 12 dhjetor mbajti mbledhje n e radhës ku mes tjerash u diskutua për ndalimin e jashtëligjshëm të deputetit dhe anëtarit të Komisionit, Sllobodan Petroviç.

Për këtë shkak Komisioni Parlamentar për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, nxori një deklaratë nëpërmjet të cilës:

-Dënojnë ashpër ndalimin e paligjshëm të deputetit dhe anëtarit të Komisionit Parlamentar për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve nga policia serbe. Konsiderojmë se ky ndalim bëhet me qëllim të ushtrimit të presionit dhe kërcënimit ndaj punës së deputetit, Slobodan Petroviç.

-Kërkon nga institucionet e Kosovës që të ndërmarrin hapat e nevojshëm që situata të këtilla presioni ndaj deputetëve të mos ndodhin.

-I bëjnë thirrje Zyrës për politikë të jashtme e BE-së, përkatësisht nga përfaqësueses Federica Mogherini, që të ushtrojë presion tek Qeveria Serbe për sqarimet e nevojshme mbi arsyen dhe rrethanat e këtij rasti si dhe presionin në mënyrë që të parandalohen rastet e tilla në të ardhmen, si dhe

-Kërkojmë nga institucionet e sigurisë së shtetit të Kosovës që me seriozitet ta trajtojnë këtë rast dhe të ofrojnë siguri për deputetin Slobodan Petroviç dhe familjen e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat