Trump paralajmëron një “njoftim” të rëndësishëm për kufirin dhe mbylljen e Qeverisë - Bota Sot
Trump paralajmëron një “njoftim” të rëndësishëm për kufirin dhe mbylljen e Qeverisë

Amerika

Trump paralajmëron një “njoftim” të rëndësishëm për kufirin dhe mbylljen e Qeverisë

Më: 19 janar 2019 Në ora: 15:15
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump. Fotografi nga arkivi.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka paralajmëruar se do të bëjë një “njoftim” të rëndësishëm më 19 janar, lidhur me mbylljen e pjesshme të Qeverisë amerikane dhe situatës së sigurisë lidhur me kufirin jugor të vendit.

“Do të bëj një njoftim të rëndësishëm lidhur me krizën humanitare në kufirin tonë jugor dhe mbylljen e Qeverisë nesër në ora 15:00nga Shtëpia e Bardhë”, ka shkruar Trump në Twitter më 18 janar, duke mos dhënë më shumë detaje.

Qeveria amerikane është pjesërisht e mbyllur që katër javë, pas këmbënguljes së presidentit Trump që në buxhet të përfshihen edhe 5,7 miliardë dollarë, për financimin e një muri në kufi me Meksikën, gjë të cilën demokratët po e kundërshtojnë.

Rreth mbylljes së Qeverisë – që ka lënë rreth 800,000 punonjës federalë pa paga, që deri më tani është më e gjata në historinë e vendit – nuk po duket se ka shenja të një kompromisi të mundshëm. Shumë punëtorë qeveritarë tani po punojnë pa pagesë dhe nuk kanë marrë pagën e parë të vitit 2019.

Presidenti Trump ka folur edhe për mundësinë e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, një lëvizje që shihet si tentim për të siguruar fondet për ndërtimin e muri me Meksikën pa miratimin e Kongresit. Një shpallje e tillë e gjendjes së jashtëzakonshme, ka shumë gjasa që të sfidohet në gjykatat e vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...