Gjysma e planetit është “ngrirë”, në SHBA autobusët po rrëshqasin nëpër rrugë – videoja nga Siberia në minus 50 gradë është e mbresëlënëse

Amerika

Gjysma e planetit është “ngrirë”, në SHBA autobusët po rrëshqasin nëpër rrugë – videoja nga Siberia në minus 50 gradë është e mbresëlënëse

Më: 30 dhjetor 2019 Në ora: 20:05
Foto ilustrim

Sa i ftohtë është dimri në Siberi? Një eksperiment i pazakontë nga Yakutski, tregon që edhe pastat e nxehta mund të ngrihen për dy minuta në temperaturat që arrijnë deri në minus 52 gradë celsius.

Një burrë nga Rusia kishte nxjerr në ambient të hapur ushqimin që e kishte përgatitur dhe për disa minuta kishte qëndruar jashtë duke e përzier, dhe në një moment piruni me ushqim i është ngrirë dhe qëndronte i varur në pastat e ngrira

Një eksperiment i ngjashëm është realizuar në stacionin kërkimor në Antarktidë gjatë vitit të kaluar, kur pastat u ngrinë në minus 60 gradë.

Megjithatë nuk është shumë ftohtë vetëm në Siberi. Dimër i ashpër është duke mbretëruar është në Minesota të SHBA-ve, që është një vend i njohur ku dimri është shumë i ashpër dhe temperaturat janë shumë të ulëta.

Gjatë vikendit pjesët jugore të vendi me një fjalë janë “ngrirë”. Temperaturat kanë rënë nën zero, por ajo çfarë po konsiderohet e pazakontë është që në këtë vend po konsiderohet më nxehtë sesa që zakonisht është në këtë kohë.

Akulli po formohet pikërisht për shkak të ajrit të nxehtë, e siç mund të shihet në videot e publikuara në rrjetet sociale nëpër rrugë dhe trotuare gjithçka është e mbuluar nga akulli ku edhe autobusët dhe mjetet tjera motorike po kanë problem të lëvizin.

Akull të madh ka edhe në trotuare kështu që banorët nuk po kanë nevojë të bëjnë patinazh diku tjetër, por po rrëshqasin para shtëpive të tyre si dhe po luajnë hokej. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat