SHBA-ja problem serioz me covid-19, Dr. Fauci kërkon bashkëpunimin e të rinjve - Bota Sot
SHBA-ja problem serioz me covid-19, Dr. Fauci kërkon bashkëpunimin e të rinjve

Amerika

SHBA-ja problem serioz me covid-19, Dr. Fauci kërkon bashkëpunimin e të rinjve

Më: 27 qershor 2020 Në ora: 14:19
Ilustrim

Situata me kornavirusin në Shtetet e Bashkuara është përkeqësuar. Në 16 shtete numri i rasteve është rritur ndjeshëm dhe vetëm të premten autoritetet raportuan mbi 40 mijë të infektuar të rinj. Dr Anthony Fauci thotë se vendi ka një “problem shumë serioz” dhe iu kërkoi të rinjve të testohen. 

Mjeku kryesor që drejton betejën kundër koronavirusit në ShBA, Dr Anthony Fauci thotë se vendi ka një “problem shumë serioz” me numrin e lartë të infektimeve, që janë rritur me shpejtësi në 16 shtete.

Gjatë raportimit të grupit në punës në Shtëpinë e Bardhë, Dr Fauci tha se vetëm të gjithë së bashku mund t’i japin fund koronavirusit.” Por ndërsa ekspertët e shëndetësisë kërkojnë më shumë masa, zv./presidentin Mike Pence përgëzoi punën e ShBA-së.

Në mbarë ShBA-në janë regjistruar që nga e premtja mbi 40 mijë raste të reja me koronavirus, numri më i lartë i regjistruar ndonjëherë në 24 orë.

Task forca e Shtëpisë së Bardhë për kornavirusin kishte dhe një mesazh të posaçëm për të rinjtë. Atyre iu bë thirrje që të testohen edhe pse mund të jenë asimptomatikë.

Shtetet më problematike janë Teksasi, Florida dhe Arizona, të cilat pas heqjes së kufizimeve kanë shënuar shumë të infektuar. Për disa zona, numri i lartë i të infektuarve lidhet edhe me shtimin e kapacitetit testues.

Por nga ana tjetër, duke parë gjendjen në terren, zyrtarët e shëndetësisë parashikojnë se numri i vërtetë i të infektuarve me koronavirus në ShBA është 10 fish më i larë se numri zyrtar i raportuar.

Ky ishte raportimi i parë i task forcës në dy muaj. Presidenti Trump i ka anashkaluar paralajmërimet e mjekëve dhe madje disa herë ka sugjeruar uljen e numrit të testimeve për të ulur numrin e të infektuarve të rinj me koronavirus.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat