Sekretari amerikan i Shëndetësisë porosit: Disa amerikanë mund të vaksinohen para Krishtlindjes

Amerika

Sekretari amerikan i Shëndetësisë porosit: Disa amerikanë mund të vaksinohen para Krishtlindjes

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 13:22
Foto ilustrim

Pas festës së “Ditës së Falënderimeve”, ku numri i qytetarëve që kanë kaluar nëpër aeroportet amerikane ka qenë më i madhi që nga marsi, disa amerikanë mund që para Krishtlindjeve të vaksinohen, ka bërë të ditur Sekretari amerikan i Shëndetësisë, Alex Azar, shkruan Reuters.

Ai sot tha se vaksina kundër coronavirusit ngas kompania Pfizer mund të miratohet dhe porositet rreth 10 dhjetorit, pas takimit me ekspertët amerikanë të Agjencisë së Kontrollit të Ushqimit dhe Barnave (FDA), që do të vlerësojë rezultatet e testimeve klinike dhe do të vendosë nëse vaksina mund të marrë dritën e gjelbër.

Azar ka rikujtuar që kompania amerikane Moderna, ka paralajmëruar se do të kërkoj nga rregullatorët në SHBA dhe BE që urgjentisht ta miratojnë vaksinën e saj. Sipas tij, edhe kjo vaksinë gjatë testimeve klinike është dëshmuar si tejet efikase.

“Është e mundur që të dy vaksinat t’i kemi në dispozicion para Krishtlindjes”, ka shtuar Azar.

Vaksinën do ta porosit qeveria amerikane, kurse guvernatorët e shteteve federale do të vendosin se si do t’i shpërndajnë ato.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat