SHBA i jep fund epokës së “kafshëve mbështetëse” në avionë

Amerika

SHBA i jep fund epokës së “kafshëve mbështetëse” në avionë

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 19:45
Linjave ajrore nuk do tu kërkohet më edhe transporti i kafshëve mbështetëse

Ndryshojnë rregullat në transportin ajror amerikan.

Linjave ajrore nuk do tu kërkohet më edhe transporti i kafshëve mbështetëse pasi pasagjerët kërkonin të sillnin në bordet e avionëve kuaj, derra, palloj dhe gjela, të cilët sipas tyre ngrinin anën e tyre psikologjike.

Ndryshimi i rregullit u vendos të mërkurën nga Departamenti i Transportit i SHBA, sipas të cilit, nga tani e tutje vetëm qentë kualifikohen si kafshë shërbimi.

Rregulli i ri përcakton qentë e shërbimit si “individualisht të trajnuar për të bërë punë ose për të kryer detyra për të mirën e një personi me aftësi të kufizuara”, ndërsa kafshët e tjera duhet të trajtohen nga linjat ajrore si kafshë shtëpiake që mund të vendosen në magazinën e ngarkesave përballë një tarife.

Më parë, qeveria federale nuk kishte asnjë ligj në lidhje me kafshët mbështetëse emocionale, të cilat në mënyrë efektive kërkonin nga linjat ajrore t’i akomodonin ato si kafshë shërbimi, përkundër ankesave nga pasagjerët.

Ndryshe nga kafshët shtëpiake, ata u lejuan të udhëtonin falas sipas ligjit të njohur si Akti i Aksesit të Transportuesit Ajror.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat