Ja kur do të betohet Joe Biden

Amerika

Ja kur do të betohet Joe Biden

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 21:40
Joe Biden

Presidenti  Joe Biden që doli fitues nga zgjedhjet e 3 Nëntorit në Amerikë, deklaroi se do të bëjë një ceremoni të vogël betimi për shkak të pandemisë.

Biden deklaroi të premten se, pret që të betohet në 20 Janar në platformën që po ndërtohet në shkallët e Kapitolit të Shteteve të Bashkuara, ndërsa dëshira e tij ishte që të shmangte turmat e mëdha që mblidhen në Shëtitoren Kombëtare dhe përgjatë bulevardit Pennsylvania Avenue për ndjekur nga afër ceremoninë.

Biden tha se stafi i tij po punon për të planifikuar një ceremoni që nuk rrit rreziqet e përshpejtimit të përhapjes së COVID-19 që ka arritur një rekord të ri në Shtetet e Bashkuara. Presidenti i zgjedhur Biden, duket se do të prezantohet ndryshe nga Donald Trump, pasi administrata e këtij të fundit pati një debat të madh mediatik për numrin e personave që morën pjesë gjatë ceremonisë së betimit.

Në Janar të 2017-tës administrata Trump që sapo kishte marrë detyrën, përgënjeshtroi mediat për publikimin e fotove që tregonin turma shumë më të vogla, se sa ato që ishin mbledhur për betimin historik të Presidentit Barak Obama.

Ceremonia zakonisht fillon me presidentin në largim dhe presidentin e zgjedhur që udhëtojnë së bashku nga Shtëpia e Bardhë për në selinë e Kongresit. Pasi betohet presidenti i ri, ai përshkon sërish bulevardin Pennsylvania Avenue për të marrë detyrën, ndërsa ish-presidenti largohet, zakonisht me helikopter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat