Avokati i Trump-it në spital, u prek nga koronavirusi

Amerika

Avokati i Trump-it në spital, u prek nga koronavirusi

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 20:49
Rudy Giuliani

Ish-kryetari i qytetit të Nju Jorkut, njëherësh avokati personal i presidentit amerikan, Donald Trump, Rudy Giuliani, është shtrirë në spital pasi po vuan nga COVID-19.

Giuliani ka qenë mjaft i zhurmshëm këto javët e fundit pasi që e ka udhëhequr kampanjën ligjore të Trump-it në kontestimin e zgjedhjeve presidenciale që u mbajtën në nëntor.

Që nga muaji i kaluar ai ka qenë në turne përgjatë Amerikës, duke u përpjekur që t’i bindë qeveritë e shteteve amerikane që ta përmbysin rezultatin, shkruan BBC.

“Shërim të shpejtë Rudy, ne do të vazhdojmë”, ka shkruar Trump në Twitter.

Giuliani u shtrua të dielën në spitalin Medstar Georgetown University Hospital në Washington, DC.

Ky lajm vjen pas rasteve ku Giuliani kishte vizituar shtetet Arizona, Georgia, dhe Michigan pa bartur maskë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat