Kundërshtar në garën e demokratëve, por tani mund të emërohet ambasador: Biden pritet ta dërgojë Buttigiegin në Kinë

Amerika

Kundërshtar në garën e demokratëve, por tani mund të emërohet ambasador: Biden pritet ta dërgojë Buttigiegin në Kinë

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 20:58
Pete Buttigieg dhe Joe Biden

Pete Buttigieg, kandidat për zgjedhjet presidecliale amerikane të vitit 2020, thuhet se do të dërgohet si ambasador në Kinë.

Buttigieg, i cili pa sukses të hershëm në garën presidenciale të SHBA-së gjatë zgjedhjeve paraprake të partisë demokratike, konsiderohet një yll në rritje në politikën amerikane dhe lëvizja e profilit të lartë shihet si një mënyrë që t’i forcojë kredencialet e politikës së jashtme, shkruan skynews.

Axios raporton se Buttigieg u neglizhua për rolin e ambasadorit në Kombet e Bashkuara (KB), me burime që i thanë ueb-faqes se mund të ishte drejt Pekinit.

Mendohet se administrata e demokratit e sheh veteranin e Afganistanit si një president të ardhshëm dhe ofrimi i punës në Pekin i jep Kinës një shans për ta njohur atë.

Nëse konfirmohet nga Bideni dhe një seancë dëgjimore pasuese e Senatit, ish-kryetari i bashkisë South Bend, do të ishte personi më i ri që ka mbajtur këtë post, me 39 vjeç.

Marrëdhënia e vendit me Kinën është përkeqësuar gjatë viteve të fundit, me presidentin e SHBA-së, Donald Trump që e fajëson atë për shpërthimin e COVID-19, si dhe goditjen e tarifave të gjera për mallrat e saj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat