Covid-19, konferenca e Bostonit infektoi 300 mijë persona në shkurt!

Amerika

Covid-19, konferenca e Bostonit infektoi 300 mijë persona në shkurt!

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 08:59
Boston

Kur shkurtin e kaluar, kompania shumëkombëshe "Biogen", organizoi konferencën në Boston, pandemia po fillonte. Por “Biogen” përsëri mblodhi 175 shkencëtarë në të njëjtën sallë kongresesh.

Jo vetëm. Asnjë zbatim i masave paraprake dhe nuk pati respektim të distancës anti-Covid. Pastaj, muajt kalojnë dhe, konferenca e "Biogen"-it, siç rindërtohet nga një hulumtim në revistën “Science”, bëhet një nga super-vatrat e para të pandemisë, ndoshta një nga më ngjitëset.

Nga 175 studiues të mbledhur në sallën e kongreseve të “Marriott Hotel Long Wharf” (tani e mbyllur) në 26 dhe 27 shkurt 2020, të paktën 99 njerëz atëherë dolën pozitivë me Covid-19.

Sidoqoftë, ata 99 persona, ndërkohë, nga Bostoni kishin hipur në aeroplanë dhe trena, për t’u kthyer në shtëpi ose për të lëvizur në konferenca ose konventa të tjera, duke përhapur virusin.

Sipas specialistit të sëmundjeve infektive, Jacob Lemieux, nënshkruesi i parë i artikullit në revistën “Science”, konferenca e "Biogen"-it, mund të jetë përgjegjëse edhe për 1.6% të 15 milionë rasteve gjithsej në Shtetet e Bashkuara dhe 330,000 infeksione në të gjithë botën.

Siguria, se konferenca ishte në hotel “Marriott” në Boston shkurtin e kaluar dhe që krijoi një super-vatër të koronavirusit jo vetëm në shtetin e Masaçusetsit, vjen nga shkenca.

Studiuesit që nënshkruan studimin, analizuan sekuencat e ADN-së të koronavirusit të pranishëm në mostrat e mijëra e mijëra njerëzve të infektuar dhe duke kryqëzuar të dhënat, ata gjetën përputhje mijëra kilometra larg.

Viruset, në fakt, ndryshojnë natyrshëm dhe shumica e mutacioneve të ndryshme bëhet si një lloj "pasaporte" e virusit, duke lejuar të identifikohet saktësisht se ku kontraktohet.

Studimi filloi me 772 gjenoma të plota Sars-CoV-2 nga zona e Bostonit. Të dhënat zbuluan dy raste përgjegjëse për një super përhapje të virusit.

Njëri, në një institucion të kualifikuar infermierie, mbeti i mbyllur. Tjetri, rasti i konferencës së “Biogen”, prodhoi "transmetim të qëndrueshëm të komunitetit dhe u eksportua, duke rezultuar në një mbulim të gjerë rajonal, kombëtar dhe ndërkombëtar".

Rreth 71,000 nga infeksionet që ndodhën në Florida, dy mijë kilometra nga hotel “Marriott” në Boston, kanë të njëjtën ‘pasaportë’ si 99 të parët e infektuar në “Biogen”.

Por sekuenca e gjenit "inkriminues", ka kapërcyer kufijtë e SHBA-së. Në nëntor, shkruajnë autorët e studimit në “Science”, “pasaporta Biogen” u gjet në koronavirusin e pacientëve në 29 vende.

Nga Australia në Sllovaki, deri në Suedi. Rasti i Bostonit, shkruajnë studiuesit, bëhet "dëshmi e fuqishme e rëndësisë së përhapjes së ngjarjeve në formësimin e rrjedhës së kësaj pandemie". Përveç mënyrës se si ngjarjet kryesore ndërkombëtare veprojnë si "super shpërndarës", duke u bërë fajtorët kryesorë për transmetimin e virusit përtej kufijve kombëtarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat