SHBA regjistron mbi 198 mijë raste të reja me COVID-19

Amerika

SHBA regjistron mbi 198 mijë raste të reja me COVID-19

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 10:57
Foto ilustrim

SHBA vazhdon të regjistrojë shifrta të larta të infeksioneve ditore me koronavirus.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës raportuan 198,357 raste të reja me koronavirus dhe 3,019 vdekje të lidhura me virusin të martën, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, raporton Cnn.

Numri i të vdekurve të së martës shënon numrin e tretë më të lartë të përditshëm të viktimave që nga fillimi i pandemisë.

Totali i mbarë vendit tani qëndron në 16,717,014 raste të konfirmuara dhe 303,797 vdekje.

Në total përfshihen raste nga të 50 shtetet, Distrikti i Kolumbisë dhe territore të tjera të SHBA, si dhe raste të riatdhesuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat