Pompeo: Rusia është armiku ynë

Amerika

Pompeo: Rusia është armiku ynë

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 09:10
Pompeo

Sekretari shtetëror amerikan Majk Pompeo ka deklaruar se “Rusia ka hyr në listën zyrtare të armiqve, pasi bënë pjesë ndër ato vende që duan të prishin parimet bazë të jetës edhe demokracisë sonë”, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota Sot”.

Gazeta serbe shkruan se “amerikanët kanë kaluar kufirin duke zgjeruar listën zyrtare të armiqve të vet.

“Gjatë gjithë kohës pyesin kush është armiku ynë, ne kemi shumë armiq që duan të prishin mënyrën tonë të jetesës, republikën tonë, parimet tona bazë të demokracisë. Rusia është në listën e vendeve të tilla”, ka thënë Pompeo.

Kjo është një ndër deklarata më të ashpra kohëve të fundit nga zyrtarët amerikan drejtuar qëndrimeve edhe sjelljes së Rusisë.

“Rusia përbën rrezik për të gjithë ata që e duan lirinë” tha ai, ndonëse Kina mbi të gjitha përbën kërcënim më të madh për Amerikën sesa Rusia”.

Pompeo po ashtu ka deklaruar se Rusia është përgjegjëse për të gjitha sulmet kibernetike për të cilat kanë shkruar mediet amerikan.

Mediet ruse kanë shkruar se zakonisht zyrtarët amerikan nuk përdorin termin “armik” kur flitet për Rusinë por “rival” apo “sfidues”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat