Joe Biden vaksinohet kundër koronavirusit

Amerika

Joe Biden vaksinohet kundër koronavirusit

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 22:00
Joe Biden

Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden, është vaksinuar kundër koronavirusit të ri me vaksinën e kompanisë Pfizer/BioNTech.

Biden u vaksinua të hënën në një spital në Delauare. Ai u bëri thirrje amerikanëve që të marrin vaksinën "kur të jetë në dispozicion".

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe një sërë vendesh tjera e kanë miratuar përdorimin e kësaj vaksine.

Vaksinimet e para në 27 vendet e BE-së pritet të fillojnë brenda një jave. Vaksina Pfizer/BioNTech ka dalë të jetë 95 për qind efektive në fazën e fundit të testimit.

Vaksina tjetër e kompanisë Moderna, e cila përdor teknologji të ngjashme, është 94 për qind efektive.

Të dyja vaksinat duhet të jepen në dy doza, me një diferencë kohore prej tri javësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat