Avioni bën ulje të detyruar

Amerika

Avioni bën ulje të detyruar

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 13:57
Avioni pa pasagjerë në bord ka mbetur në Tuscon.

Një avion i Air Canada Boeing 737 u detyrua të bëjë ulje të paplanifikuar, pas problemeve që shfaqi në motor, ka thënë linja ajrore.

Avioni  ishte nisur nga shteti i Arizonës në Montreal për në Kanada kur devijoi menjëherë pas ngritjes, tha Air Canada.

Në avion kishte tre persona të cilët ishin pjesë e ekuipazhit dhe u ulën të sigurtë në tokë.

Fluturimet e 737 Max ishin ndaluar në vitin 2019 pas dy përplasjesh fatale, por u lejuan të rifillojnë fluturimet këtë muaj.

Përplasjet në Indonezi dhe Etiopi ndodhën rreth 5 muaj larg njëri-tjetri dhe i morën jetën 346 personave.

Incidenti i fundit ndodhi të premten.

Sipas nje deklarate, Air Canada tha se pilotët “patën një problem teknik në motor dhe sipas procedurave standarte ata fikën njërin nga motorët” përpara se të arrinin në Tuscon, Arizona.

Avioni pa pasagjerë në bord ka mbetur në Tuscon.

Pas dy përplasjeve, Boeing zbatoi  një sërë modifikimesh në sistemin e tyre të fluturimit dhe rishikimin e procedurave të ekuipazhit.

Avioni rifilloi fluturimet e pasagjerëve, në Brazil, tre javë më parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat