SHBA regjistron mbi 150 mijë raste të reja me COVID-19

Amerika

SHBA regjistron mbi 150 mijë raste të reja me COVID-19

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 09:02
Foto Ilustrim

SHBA vazhdon të regjistrojë shifra të larta të infeksioneve ditore me koronavirus.

Shtetet e Bashkuara raportuan 150,092 infeksione të reja me koronavirus dhe 1,209 vdekje të lidhura me virusin të dielën, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

Totali i mbarë vendit tani qëndron në 19,134,976 raste dhe 333,125 viktima.

Në total përfshihen raste nga të 50 shtetet, Distrikti i Kolumbisë dhe territore të tjera të SH.B.A., si dhe raste të riatdhesuara.

Të paktën 9,547,925 doza të vaksinës janë shpërndarë dhe të paktën 1,944,585 doza të vaksinës janë administruar, sipas Qendrave të SH.B.A. për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat