Varianti i ri i coronavirusit mbërrin në SHBA, konfirmohet rasti i parë – ekspertët i brengos fakti që i infektuari nuk kishte udhëtuar askund

Amerika

Varianti i ri i coronavirusit mbërrin në SHBA, konfirmohet rasti i parë – ekspertët i brengos fakti që i infektuari nuk kishte udhëtuar askund

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 18:18
Foto ilustrim

Në qytetin amerikan Colorado është konfirmuar varianti i ri i coronavirusit që për herë të parë u shfaq në Britaninë e Madhe, por edhe më shqetësues është fakti që është konfirmuar tek një burrë që kohëve të fundit nuk kishte udhëtuar askund, që mund të jetë dëshmi se ai është infektuar nga komuniteti që e rrethon.

Siç raporton CNN, fjala është për rastin e parë të variantit të ri të coronavirusit në SHBA, e 20-vjeçari aktualisht është në karantinë

“Do ta përcjellim me vëmendje këtë rast, sikurse edhe rastet e tjera të mundshme”, kanë bërë të ditur zyrtarë shëndetësorë.

Është raportuar se punonjësit shëndetësorë janë duke punuar në identifikimin e mundshëm të rasteve të kontaktit me të infektuarin, si dhe në gjetjen e rasteve tjera potenciale.

“Duke marrë parasysh se i infektuari nuk ka histori të udhëtimit, na tregon se ai është infektuar në komunitetin e tij. E dimë se nuk është vdekjeprurëse, por është më infektues sesa të gjitha variantet e tjera, që paraqet një brengë nëse tashmë fillon të përhapet – për faktin se spitalet tona tashmë janë të stërmbushura”, ka thënë mjeku Atul Gavande, anëtar i ekipit anti-COVID.

Ai ka bërë thirrje për kujdes, respektim të distancës dhe mbajtjen e maskës dhe pastrimin e vazhdueshëm të duarve – që të shmanget veprimi i këtij virusi.

Shumë vende kanë ndaluar fluturimet në drejtim të Britanisë së Madhe, kurse qendra amerikane për Kontroll dhe Parandalimin e Sëmundjeve, së fundmi ka bërë të ditur se para se të udhëtohet në atë vend nevojitet testi negativ dhe atë jo më i vjetër se 72 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat