Vdes vrasësi më i keq në SHBA, në moshën 80 vjeçare

Amerika

Vdes vrasësi më i keq në SHBA, në moshën 80 vjeçare

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 15:13
Samuel Little

Samuel Little është quajtur vrasësi më i rrezikshëm në SHBA, pasi ka vrarë 93 gra.

Samuel Little ka ndërruar jetë në një spital të Kalifornisë të mërkurën, ka raportuar Departamenti i Korrektimit dhe Rehabilitimit.

Ai ka qenë duke zbatuar dënimin e tij të përjetshëm për vrasjen e 3 grave. Por deri në ditën e vdekjes së tij, ai ka rrëfyer për vrasjet e 93 femrave mes viteve 1970 dhe 2005.

Image

Little ka shënjestruar individ të pambrojtur, shumë prej tyre ishin prostituta ose të varura nga droga, kanë thënë zyrtarët.

Little kishte qenë një bokser më parë, dhe ai i godiste viktimat e tij para se ti mbyte ato me duar, pra nuk kishte shenja të dallueshme si shenjë thike, ose plumb në personin e vdekur.

Prandaj shumë prej vrasjeve ishin caktuar gabimisht si overdozë ose aksidente dhe nuk ishin hetuar më tutje.

Disa prej trupave mbetën të pagjetur edhe tani. Vitin e kaluar FBI ka thënë se shumica e rrëfimeve të tij ishin valide.

Ata gjithashtu kanë publikuar disa imazhe të viktimave që ai ka vizatuar në qelinë e tij të burgut në tentativë për të gjetur të vdekurat.

Në vitin 2012 ai u arrestua nën akuzën e abuzimit të substancave narkotike në Kentucky, dhe pas kryerjes së testeve të ADN, ata gjetën që ai kishte akuza të mëparshme për përdhunim, vjedhje me armë etj, rreth shteteve të ndryshme të SHBA.

Testi i ADN atë gjithashtu e lidhi me disa vrasje të pazgjedhura nga vitet 1987 deri në 1989 në Los Anxhelos.

Ai në gjykim tha se ishte i pafajshëm, por më vonë kur ai veçse u dënua me tre dënime të përjetshme pa mundësi të lirimit me kusht, ai rrëfeu të gjitha vrasjet. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat