Vandalizohet shtëpia e Pelosit

Amerika

Vandalizohet shtëpia e Pelosit

Më: 2 janar 2021 Në ora: 20:18
Nancy Pelosi

Shtëpia e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, është vandalizuar në natën e Vitit të Ri.

Akti i vandalizmit ndodhi në ditët kur demokratët kanë bërë presion për ngritjen e pakos ekonomike nga 600 në 2 mijë dollarë.

Një ligj i Dhomës së Përfaqësuesve pritej t’i përmbushte kërkesat e presidentit për çeqe më të mëdha, mirëpo ky ligj ende nuk është dërguar për votë në Senat.

Lideri i Senatit, Mitch McConnel, ka refuzuar të caktojë një datë për votimin e këtij ligji. Me kongresin e ri, që pritet të betohet të dielën, zbehen gjasat që ligji demokrat të kalojë me kohë. Kongresi amerikan deri më tani ka miratuar vetëm pakon prej 600 dollarësh ndihma për amerikanët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat