Me bikini dhe pije në duar, të rinjtë nuk duan t’ia dinë për Covid-19

Amerika

Me bikini dhe pije në duar, të rinjtë nuk duan t’ia dinë për Covid-19

Më: 3 janar 2021 Në ora: 14:42
South Beach

Edhe pse autoritetet janë të shqetësuar nga numri në rritje i rasteve të reja me Covid-19, duket se njerëzit në Miami nuk i rezistojnë dot plazhit.

Të shtunën, qindra të rinj janë fotografuar teksa shijonin rrezet e diellit në South Beach, ndërsa të tjerë u dyndën në një hotel aty pranë ku festuan së bashku te pishina.

Të gjithë së bashku, asnjëri me maskën mbrojtëse dhe pa distancim social, dukej se pandemia ishte shumë larg mendjes së pushuesve, të cilët nuk e patën problem aspak që të injoronin protokollin.

Image
South Beach

Siç shihet nga fotografitë e publikuara nga “Daily Mail” vajzat e djemtë të veshur me bikini, festojnë e kërcejnë pa frikën se mund të infekton me koronavirus. Madje dukej se disa qytetarë të moshuar që kalonin nëpër zonë në të njëjtën kohë, u alarmuan nga situata që panë.

Në të njëjtën ditë, Miami Dade County regjistroi më shumë se 5000 raste të reja me Covid-19, si dhe 51 vdekje nga virusi. Ndërkohë Miami ka regjistruar në total 304.000 raste me koronavirus që kur filloi pandemia në fillim të vitit të kaluar.

Image
South Beach

Nga ana tjetër në Florida u raportuan 31 mijë infeksione të reja në dy ditët e para të vitit 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat