Trazirat në Capitol Hill/ Twitter pezullon për 12 orë llogarinë e Trump, bllokim edhe nga Facebook

Amerika

Trazirat në Capitol Hill/ Twitter pezullon për 12 orë llogarinë e Trump, bllokim edhe nga Facebook

Më: 7 janar 2021 Në ora: 07:21
Donald Trump

Media sociale Twitter ka pezulluar për 12 orë llogarinë e presidentit Donald Trump pas trazirave që ndodhën në Capitol Hill të SHBA-së, ku mbetën të vdekur 4 persona dhe u arrestuan 52.

Sipas medias sociale, Donald Trump ka bërë shkelje të përsëritura dhe dhe të rënda të politikës sonë të Integritetit Civil në tre postime të tij.

“Si rezultat i situatës së paparë dhe dhunës së vazhdueshme në Uashington, kemi kërkuar heqjen e tre postimeve nga [llogaria] @realDonaldTrump – të cilat janë bërë gjatë ditës së sotme – për shkak të shkeljeve të përsëritura dhe të rënda të politikës sonë të Integritetit Civil”, tha platforma sociale.

Gjithashtu Twitter ka paralajmëruar se nëse Trump nuk fshin këto tre postime problematike, atëherë llogaria e tij do të mbyllet përfundimisht. Edhe Facebook ka bërë të ditur se do të ndalojë postimet nga faqja e presidentit Donald Trump.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat