Kjo është gjendja e tanishme brenda Kongresit amerikan përmes fotografive

Amerika

Kjo është gjendja e tanishme brenda Kongresit amerikan përmes fotografive

Më: 7 janar 2021 Në ora: 17:32
Kongresi

Institucioni më i lartë ligjvënës në SHBA, Dhoma e Përfaqësuesve dje është sulmuar nga protestuesit e dhunshëm pro-Trump.

Ata kaluan barrikadat e policisë dhe u futën në ambientet e brendshme të Kongresit dhe Senatit amerikan.

Qindra protestues prej të cilëve kishte edhe të armatosur thyen dyert dhe dritaret e Capitol Hill në Uashington DC dhe u futën brenda për të penguar certifikimin e votave të Kolegjit Zgjedhor nga ligjvënësit amerikanë të cilët do ta zyrtarizonin fitoren e Joe Biden në zgjedhjet e 3 nëntorit.

Image
Kongresi
Image
Kongresi
Image
Kongresi

Turmat e njerëzve që u futën brenda ambienteve të Capitol Hill në dy dhomat e Kongresit thyen dyer e dritare, prishën statujat e shumta dhe kthyen përmbys zyrat e kongresistëve dhe senatorëve amerikanë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat