Dalin faktet/ E shkuara e errët e veteranes së Forcave Ajrore të vrarë dje në Kongresin e SHBA

Amerika

Dalin faktet/ E shkuara e errët e veteranes së Forcave Ajrore të vrarë dje në Kongresin e SHBA

Më: 7 janar 2021 Në ora: 20:47
Ashli Babbitt

Protestuesja e qëlluar për vdekje nga policia në Washington D.C dje nuk ka një të shkuar të pastër. Ajo ka qenë ndjekur penalisht për zënka, shkatërrim të qëllimshëm të pronës dhe ishte subjekt i dy urdhrave arresti, zbulojnë të dhënat e gjykatës të marra nga DailyMail.

Ashli Babbitt, 35, vdiq nga një plagë me armë në gjoks pasi ajo u bashkua me dhjetëra protestues që sulmuan Kapitolin për të protestuar fitoren e Joe Biden në zgjedhje.

Shefi i Policisë së DC Robert Contee tha se katër persona vdiqën në protesta të Mërkurën - Babbitt u qëllua nga Policia e Kapitolit si dhe tre të tjerë që vdiqën në 'urgjencë mjekësore'.

Një dëshmitare e të shtënave tha se ajo u qëllua nga policia kur u përpoq të ngjitej përmes një dritareje të thyer për të hyrë në dhomat e kongresit dhe një tjetër tha se ata panë protestues të tjerë të shkelur nga turma.

Të dhënat e gjykatës në Maryland tregojnë se Babbitt kishte shkelur ligjin më parë - pavarësisht se ishte një veterane e respektuar 14-vjeçare e Forcës Ajrore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat