Meksika planifikon të vaksinojë 439 mijë njerëz çdo javë

Amerika

Meksika planifikon të vaksinojë 439 mijë njerëz çdo javë

Më: 13 janar 2021 Në ora: 10:12
Foto ilustrim

Meksika planifikon të vaksinojë 439 mijë njerëz në javë kundër koronavirusit.

Zëvendës ministri i Shëndetësisë, Hugo Lopez-Gatell, në një konferencë për shtyp tha se 439 mijë njerëz do të vaksinohen çdo javë në të 32 shtetet e Meksikës.

Ai tha gjithsej 87 mijë njerëz janë vaksinuar që kur vendi mori vaksinën Pfizer/BioNTech, duke shtuar se të gjithë punonjësit shëndetësorë do të vaksinohen kundër COVID-19 deri në fund të janarit.

Më 5 janar, u nënshkrua një marrëveshje midis qeverisë meksikane dhe Pfizer për 34,4 milionë doza të vaksinës, e cila do të administrohet në 17 milionë njerëz.

Komisioni Federal për Mbrojtjen nga Rreziqet Sanitare (COFEPRIS) po konsideron të autorizojë përdorimin emergjent të vaksinës Sputnik V të zhvilluar nga Rusia.

Sipas Universitetit Johns Hopkins me bazë në SHBA, vendi i Amerikës Qendrore ka mbi 1,5 milion raste të konfirmuara dhe më shumë se 135 mijë viktima.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat